Koreja e Jugut po shqyrton mundësinë e gjobitjes së Tesla-s, për “ekzagjerimin e veçorive të baterisë”

Auto

Koreja e Jugut po shqyrton mundësinë e gjobitjes së Tesla-s, për “ekzagjerimin e veçorive të baterisë”

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Autoritetet përgjegjëse të Koresë së Jugut po shqyrtojnë mundësinë e gjobitjes së gjigantit të makinave elektrike të Shteteve të Bashkuara, Tesla, mbi gjetjet se kompania ka ekzagjeruar specifikimet e baterive të saj.

Sipas mediave të huaja, Komisioni i Tregtisë së Drejtë të Koresë (KFTC) i kishte dërguar një raport prodhuesit të automjeteve elektrike (EV) duke thënë se “kishte ekzagjeruar numrin e kilometrave për një mbushje” të disa prej modeleve të tij, duke përfshirë Modelin 3, duke shkelur Aktin për Etiketimin dhe Reklamimin e Drejtë, zyrtari tha të mërkurën.

Ne planifikojmë të mbajmë një mbledhje të përgjithshme për të shqyrtuar dhe përcaktuar masën në të cilën prodhuesi i automjeteve ka shkelur ligjin dhe për të vendosur nivelin e sanksioneve”, ka thënë një zyrtar i KFTC, duke kërkuar të mos i përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Tesla, në faqen e saj të internetit, thotë se Modeli 3 i saj mund të udhëtojë 528 kilometra (328 milje) me një karikim të vetëm.

KFTC thotë megjithatë se diapazoni mund të jetë më i ulët se ai nëse temperatura bie nën zero.

Sidoqoftë, analistët thanë se shumica e automjeteve elektrike në përgjithësi mund të pësojnë njëfarë humbjeje të tillë në mot të ftohtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat