Mercedesi i Hitlerit përfundoi në pronësi të një miliarderi australian

Auto

Mercedesi i Hitlerit përfundoi në pronësi të një miliarderi australian

Më: 9 mars 2022 Në ora: 20:14
Mercedesi i Hitlerit

Miliarderi, biznesmeni dhe politikani australian Clive Palmer u gjend në qendër të vëmendjes pasi dolën informacione se kishte blerë një Mercedes që i përkiste liderit nazist, Adolf Hitler.

Mercedes-Benz është sinonim i fuqisë dhe prestigjit, prandaj ka tërhequr gjithmonë një elitë me ndikim në historinë e tij, nga të famshmit deri te liderët botërorë që vijnë në takime të rëndësishme në S-Class luksoz.

Sidoqoftë, marka ndonjëherë tërheq klientë më pak të dëshirueshëm, kështu që asgjë nuk mund të krahasohet me Mercedesin e bukur por famëkeq 770K Grosser Offener Taurenwagen. Ky automjet dikur ishte përdorur nga Adolf Hitleri, u shfaq në ankand disa vite më parë, por nuk u shit. Megjithatë, raportet e mediave thonë se tani Mercedes ka gjetur një pronar të ri, dhe ai dyshohet se është politikani australian Clive Palmer. Vetura është blerë nga një miliarder rus.

Qeveria australiane nuk është e lumtur me lëvizjen e tij, kështu që Palmer e mohoi informacionin, por ministrja e Brendshme australiane Karen Andrews e paralajmëroi atë se do të përballej me ligjin nëse blinte makinën.

Gjithashtu, pakënaqësinë e tij e ka shprehur edhe deputeti Patrick German në Twitter, i cili pretendon se nuk ka asnjë arsye për të importuar një makinë të tillë në Australi, pavarësisht nëse është miliarder apo jo. Ai i kërkoi zyrtarisht qeverisë që të pengonte Palmerin të importonte makinën e Hitlerit duke iu referuar ligjeve.

Nëse Palmer do të importonte një makinë, ai do të shkelte ligjin sepse sanksionet ndaj Rusisë ndaluan tregtinë dhe arsyeja është pushtimi i Ukrainës.

Vetura fuqizohet nga një motor V8 7.7 litërsh që zhvillon 227 kuaj/fuqi dhe është i çiftuar me një transmetim manual me katër shpejtësi. Fuqia transmetohet në rrotat e pasme.

Është 6 metra i gjatë, 2.1 metra i gjerë dhe 1.9 metra i lartë dhe peshon 4800 kg. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat