Tesla ka rritur çmimet e makinave – automjeti më i lirë fillon nga çmimi prej rreth 46 mijë dollarë

Auto

Tesla ka rritur çmimet e makinave – automjeti më i lirë fillon nga çmimi prej rreth 46 mijë dollarë

Më: 16 mars 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Tesla ka rritur çmimet në të gjithë linjën e saj të automjeteve elektrike. Çmimet janë rritur nga 5 deri në 10 për qind, derisa makina më e lirë – Model 3 Rear-Wheel Drive – është tani duke filluar nga 46,990 dollarë.

Sipas medieve të huaja, është rritja e dytë që Tesla ka zbatuar më pak se një javë, pasi rriti koston e disa modeleve me rreze të gjatë të mërkurën e kaluar. Megjithatë, ngritjet e sotme zbatohen në çdo automjet që kompania shet.

Ja se si qëndrojnë çmimet e automjeteve;

Model 3 Rear-Wheel Drive: nga 44,990 dollarë në 46,990 dollarë;

Model 3 Long Range: nga 51,990 dollarë në 54,490 dollarë;

Model 3 Performance: nga 58,990 dollarë në 61,990 dollarë;

Model Y Long Range: nga 59,990 dollarë në 62,990 dollarë;

Model Y Performance: nga 64,990 dollarë në 67,990 dollarë;

Model S Dual Motor: nga 94,990 dollarë në 99,990 dollarë;

Model S Tri Motor: nga 129,990 dollarë në 135,990 dollarë;

Model X Dual Motor: nga 104,990 dollarë në 114,990 dollarë;

Model X Tri Motor: nga 126,490 dollarë në 138,990 dollarë.

Në një artikull të Reuters thuhej se Tesla rriti çmimet e saj në Kinë dhe SHBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat