Automjeti më i madh në botë me emetim zero të gazrave është prezantuar në një minierë në Afrikë

Auto

Automjeti më i madh në botë me emetim zero të gazrave është prezantuar në një minierë në Afrikë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Pas disa vitesh që u deshën për ta projektuar dhe prodhuar, mjeti i parë i madh që nuk emeton gazra në natyrë është prezantuar në një minierë platini në Afrikën e Jugut.

Sipas mediave të huaja, kamioni që ka të instaluar një “bërthamë hibride” dhe mbushet me hidrogjen, u prodhua dhe dizajnua nga kompania First Mode me bazë në Seattle.

Kamioni rreth dhjetë metra i lartë nuGen hibrid 200 tonësh për miniera, u mirëprit edhe nga presidenti i Afrikës Jugut, Cyril Ramaphosa.

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit në minierën e hapur të platinit që ndodhet në Mogalakwena, e që është në pronësi të kompanisë “Anglo American”.

“Është hap i madh dhe i mençur për kompaninë Anglo American, por për ekonominë me bazë hidrogjeni të Afrikës së Jugut ky është një hap gjigant ndërsa shkojmë drejt së ardhmes. Ekonomia që bazohet në hidrogjen po i jep jehonë vendit tonë dhe po e vendos emrin tonë në majat e industrisë”, citohet të ketë thënë Ramaphosa. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat