Shitet Ferrari Enzo me nënshkrimet e legjendave Schumacher, Barrichella – Todta e Brown

Auto

Shitet Ferrari Enzo me nënshkrimet e legjendave Schumacher, Barrichella – Todta e Brown

Më: 23 maj 2022 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Ferrari Enzo gjithmonë ka qenë një veturë e veçantë, e nëse bëhet fjalë për një njësi që është nënshkruar nga legjendat e F1 nga Maranello e Italisë përfshirë edhe Michael Schumaher – veturës me automatizëm i rritet vlera.

Enzo u prodhua në vitin 2004 në vetëm 400 njësi, kurse në Britaninë e Madhe gjenden 31 në mesin e të cilëve edhe i lartëapostrofuari që ka dalë në shitje.

Ky Enzo është i veçantë për faktin se posedon nënshkrimet e legjendave të Ferrari F1 nga viti 2004.

Pronari i parë ka qenë i njohur si koleksionues që enkas kishte porositur veturën në vitin 2004, për faktin se kishte një lidhje të afërt me menaxhmentin e këtij brendi, ku kishte një afërsi të madhe me drejtorin dhe punonjësit e fabrikës së ekipit F1.

Për këtë atë e kishin nënshkruar Michael Schumacher, Rubens Barrichello, Luca Di Montezemolo, Jean Todt, Ross Broën dhe Nigel Stepney.

Vlera e Enzos sot është milionëshe, e çmimin e rritin dukshëm nënshkrimet. Sesa vërtetë do të kushtojë, blerësit potencial mund ta mësojnë përmes shtëpisë së ankandeve. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat