M2 i ri nga BMW, do të jetë modeli i fundit jo elektrik nga “familja” M

Auto

M2 i ri nga BMW, do të jetë modeli i fundit jo elektrik nga “familja” M

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Njeriu i parë i “trupit” të BMW M, Frank van Meel, ka konfirmuar se gjenerata e re e M2, do të jetë modeli i fundit nga familja M që do ta vë në lëvizje motori me djegie të brendshme.

Për shkak të masave të rrepta sa i përket emetimit të gazrave, por edhe planeve të paralajmëruara se do të ndalet prodhimi i veturave, motorët e të cilëve përdorin derivate fosile, në njësinë M të BMW kanë pranuar se M2 i ri do të jetë i fundit në modelin M, që do ta vë në lëvizje motori me djegie të brendshme.

E derisa njësia e modelit M ka paralajmëruar futjen në botën e elektrifikimit me modelin XM, prodhimi serik i të cilit do të fillojë në fund të vitit, M2 i ri (G7) do të dedikohet për blerësit e veturave tradicionale të kësaj marke gjermane, pasi do të ketë motorin 3 litërsh me 6 cilindra me benzinë që e asistojnë dy turbo mbushës.

E blerësit do të kenë mundësi të zgjedhin mes ndërruesit manual dhe atij automatik, që bartë fuqinë në të katër rrotat.

M2 i ri është në fazën e fundit testuese. Prodhimi do të fillojë në fabrikën në Meksikë, e prezantimi pritet të ndodh në fund të vitit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat