Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Hondas dhe Sonyt për veturat elektrike

Auto

Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Hondas dhe Sonyt për veturat elektrike

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:29
Foto ilustrim

Sony më në fund ka depërtuar dhe ka hyrë në fazën përfundimtare të projektit të zhvillimit të veturave elektrike.

Prej disa vitesh kemi dëgjuar për hyrjen e kompanisë në prodhimin e veturave dhe në muajin janar kemi mundur të shohim se si duket Sony i parë me katër rrota në CES.

Tani të gjitha këto histori dhe spekulime kanë marrë konfirmim zyrtar – Sony dhe Honda po bashkojnë forcat dhe dihet se kur do të arrijë vetura e parë elektrike.

Me bashkimin e forcave kemi marrë edhe një emër të ri, Sony Honda Mobility.

Secili partner do të kontribuojë me 35.5 milionë euro në fillim të biznesit, i cili do të kushtojë në total mbi 66 milionë euro.

Ata planifikojnë të prodhojnë EV-në e tyre të parë në vitin 2025. Ata synojnë t’i shesin makinat në SHBA, Japoni dhe Evropë.

Kujtojmë, Sony nuk është kompania e parë dhe me shumë mundësi as e fundit që hyn në botën e elektronikës së veturave.

Për Apple është folur gati dhjetë vjet dhe Huawei ka hyrë së fundi në botën e veturave. Megjithatë, Sony është padyshim i pari që ka një produkt të përfunduar.

Honda më parë njoftoi se do të investojë mbi 37 miliardë dollarë në elektrifikim dhe se do të ofrojë 30 modele elektrike deri në fund të dekadës.

Bashkëpunimi me Sony sigurisht që do të përfitojë të dyja palët, ku kompania japoneze do të ketë në dispozicion teknologjitë e prodhimit dhe ndërtimin e automjeteve, ndërsa Honda do të përfitojë nga teknologjitë dixhitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat