Thyhet rekordi botëror që e mbante Volkswagen ID.R, bolidi britanik përshkoi 1.8 kilometra për 39.8 sekonda

Auto

Thyhet rekordi botëror që e mbante Volkswagen ID.R, bolidi britanik përshkoi 1.8 kilometra për 39.8 sekonda

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Në festivalin e sivjetmë të shpejtësisë “Goodwood”, është thyer edhe një rekord tjetër botëror.

Kur bëhet fjalë për performansat, duhet ditur se kjo veturë me motor elektrik arrin shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë për 1.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 kilometra në orë.

Kujtojmë që bolidi britanik EV, përveç 1.000 kilogramëve peshë që i ka, kishte një detyrë të vështirë – të jetë më i shpejtë sesa Volkswagen ID.R, që prej vitit 2019 është rekorder në festivalin e Goodwood.

Dhe e dini çfarë? Ia ka arritur qëllimit! McMurtry Speirling dhe shoferi i F1, Max Shilton të shtunën gjatë stërvitjeve kanë arritur kohën prej 40.056 sekonda.

E të dielën ndodhi befasia, për afro një sekondë kishte rezultatin më të mirë se Volkswagen – 39.08.  Pra për 39.8 sekonda kjo “bishë” përshkoi 1.8 kilometra.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat