Porsche Taycan vetura më e shpejtë elektrike në pistën e Nürburgring Nordschleife

Auto

Porsche Taycan vetura më e shpejtë elektrike në pistën e Nürburgring Nordschleife

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 08:36

Porsche në të kaluarën ka thyer shumë rekorde në pistën e Nürburgring Nordschleife me modelet e saj, e arritja më e fundit është rezultati i Taycan Turbo S, që ka bërë një xhiro me një kohë prej 7:33.3, ku është vënë rekordi më i ri për veturën më të shpejtë serike elektrike.

Për ta pasur sa më mirë në kontroll, prapa timonit qëndroi shoferi i njësisë për zhvillim i Porsche. Ai arriti të kalojë rekordin e deriatëhershëm të Tesla Model S Plaid nga viti 2021, dhe atë për 2 sekonda.

Në vitin 2019, vetura e Tesla kishte rrëzuar nga froni versionin e mëparshëm të Taycan Turbo S, transmeton Telegrafi.

“Jemi të habitur që rekordi në pistën e Nürburgring Nordschleife është sërish në duart e Porsche. Këtë kohë nuk duam të tregojmë vetëm potencialin e pakos sonë të re dhe performansat e larta, por edhe të konfirmojnë gjenet e veturës sportive të Taycan”, tha Kevin Geek, kryeri i njësisë për zhvillim për modelin Taycan.

Vetura që theu rekordin ka qenë e pajisur me fellne RS-Spyder prej 21-inç dhe gomat Pirelli P Zero Corsa. Vetura u pajis edhe me sistem të ri për kontrollin aerodinamik. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat