Ushtria australiane po zhvillon teknologji autonome për sistemin e autokolonave të veturave

Auto

Ushtria australiane po zhvillon teknologji autonome për sistemin e autokolonave të veturave

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Ushtria australiane ka filluar zhvillimin mbi një teknologji të re të ngasjes autonome e cila do të përdoret në veturat e autokolonave.

Koncepti “lideri-ndjekësi” do të thotë se një ngasës i vetëm do ta udhëhiqte autokolonën me vetura pa ngasës, duke reduktuar kështu numrin e personelit që nevojitet për transportin e furnizimeve – dhe gjithashtu edhe numrin e personave të ekspozuar ndaj sulmeve në mjediset ku ka konflikte.

Bordi Australian i Studimeve Rrugore për këtë projekt ka bashkëpunuar me Institutin për Studime dhe Inovacion për Sisteme Inteligjente në Universitetin Deakin të Melburnit, me shpresën e krijimit të një prototipi të “platformës agnostike” e cila mund të përshtatet në çdo makinë ose kamion në flotën e ushtrisë australiane, raporton Drive.

Testimi i hershëm i sistemit veçse ka filluar në bazën Point Cook të Forcave Ajrore Mbretërore të Australisë në perëndim të Melburnit, me kamionët MAN të cilat drejtohen nga distanca për të testuar efektivitetin e kontrolleve të veturave.

Projekti tani është fokusuar në zhvillimin e sistemeve autonome të nevojshme për ngasje në rrugët publike.

Bordi Australian i Studimeve Rrugore thotë se synon që të simulojë një skenarë në të cilin veturat lëvizin në një autokolonë nga një aeroport, përgjatë një rruge kryesore të furnizimit, për të dërguar furnizime në një vendndodhje taktike në terren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat