Skoda Enyaq vjen me më shumë fuqi dhe karikim më të shpejt

Auto

Skoda Enyaq vjen me më shumë fuqi dhe karikim më të shpejt

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 22:34
Foto ilustrim

Skoda ka njoftuar për disa përmirësime të konsiderueshme në modelin e vitit 2024, SUV Enyaq, ku përfshihet edhe karikimi më i shpejt dhe fuqia më të madhe.

Këto veçori vijnë falë motorit të ri të pasmë dhe baterisë. Bëhet e ditur se linja e re është në tre modele Enyaq 85, 85x dhe RS.

Enyaq 85 tani mund të mbulojë deri në 565 kilometra me një karikim të vetëm, ndërsa fuqia e tij nga 150 kW ka kaluar në 210 kW.

Nga ana tjetër, modeli 85x karikohet për 6 minuta më shpejt falë shkallës së re maksimale të karikimit prej 157 kW.

Modeli RS ka përmirësime në fuqi ndërsa cikli i karikimit prej 10-80 për qind zgjat 28 minuta.

Ndryshe, Skoda njoftoi edhe për një veçori të re të baterisë. Sistemi i menaxhimit të baterisë arrin ta sjell atë në temperaturën optimale, para se të arrini në stacionin e karikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat