Një vizion që feston historinë, “studim stili, inovacioni dhe efikasiteti” i MG

Auto

Një vizion që feston historinë, “studim stili, inovacioni dhe efikasiteti” i MG

Më: 21 maj 2025 Në ora: 00:32
Foto ilustrim

Automobili koncept MG EXE181, ylli i festës për 100-vjetorin në Goodwood Festivalin e Shpejtësisë 2024, fitoi çmimin prestigjioz iF Design Award në kategorinë e Automobilit Koncept për vitin 2025.

EXE181 është krijimi i Carl Gotham dhe ekipit të tij nga studioja SAIC Design Advanced London, të cilët krijuan një automobil elektrik futuristik për rekorde shpejtësie, i frymëzuar nga legjendari MG EX181 i viteve 1950, me të cilin Sir Stirling Moss dhe Phil Hill vendosën rekorde botërore shpejtësie në fushat e kripura të Bonneville-t.

“Ne dëshiruam të festonim të kaluarën e jashtëzakonshme të MG-së si një prodhues inovativ i veturave sportive, por edhe të vizualizonim një veturë plotësisht elektrike për rekorde shpejtësie në të ardhmen. Edhe pse është një automjet koncept, e dizajnuam me një qëllim të qartë, duke kryer një seri testesh aerodinamike,” thekson Gotham.

Juria profesionale e iF-së vlerësoi EXE181-n si “një studim stili, inovacioni dhe efikasiteti” që shërben si ambasador i epokës së re të MG-së.

I njëjti ekip dizajni nga Londra është përgjegjës edhe për zhvillimin e kabriolës elektrike të lavdëruar MG Cyberster.

SAIC Motor gjithashtu fitoi çmimin iF Design për dizajnin e Sistemit Inteligjent të Kabinës Rising OS, një sistem i avancuar i përvojës së përdoruesit që mund të integrohet në të ardhmen në automjetet MG.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat