BMW nuk do të prodhojë një superveturë të re së shpejti

Auto

BMW nuk do të prodhojë një superveturë të re së shpejti

Më: 31 maj 2025 Në ora: 21:55
BMW

BMW ishte shumë afër të kishte një version të ri të ikonës M1.

Megjithatë, prodhuesi i automjeteve ndryshoi mendje në minutën e fundit dhe nuk ka gjasa që BMW të ndërtojë një superveturë të re së shpejti.

Shefi i BMW M, Frank van Meel tha se kompania nuk “dëshron të humbasë fokusin” në modelet e saj me performancë të lartë tani.

BMW është duke përgatitur lansimin e arkitekturës së saj Neue Klasse.

M1 i ri për të cilin supozohet se po punonte BMW do të ishte një hibrid plug-in me 600 kuaj fuqi me një motor me katër cilindra.

BMW punoi për projektin gjatë gjithë pandemisë COVID-19, por u vendos që drita e gjelbër t’i jepej XM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat