Toyota GR Celica “mund ta fshehë motorin e saj aty ku më pak do ta prisnit”

Auto

Toyota GR Celica “mund ta fshehë motorin e saj aty ku më pak do ta prisnit”

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Toyota po rikthen modelin legjendar Celica me emrin GR Celica, dhe shumë gjëra mbeten mister.

Një nga zërat më intriguese është se makina mund të ketë “motorin në mes”, një ndryshim i madh nga versionet tradicionale me motor në pjesën e përparme.

Motori turbo 2.0 litër pritet të japë mbi 400 kuaj fuqi dhe mund të arrijë deri në 600 kuaj fuqi me “turbo më të madh”.

GR Celica pritet të ketë sistemin e katër rrotave me tërheqje (GR-Four), duke vazhduar traditën e modeleve të kaluara.

Edhe pse nuk ka ende pamje zyrtare, Toyota po punon fort dhe prototipet janë në faza të avancuara zhvillimi.

Disa thashetheme sugjerojnë që makina mund të përdoret edhe për garat rally në botërorin WRC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat