Mercedes-Benz tregon disa pjesë të modelit që do ta lansojë nesër

Auto

Mercedes-Benz tregon disa pjesë të modelit që do ta lansojë nesër

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 17:56
Mercedes-Benz

Kompania gjermane kishte bërë të ditur se do ta lansojë kupenë E-Class, para përfundimit të vitit dhe duket se do ta mbajë fjalë.

Pa asnjë paralajmërim, Mercedes-Benz e ka publikuar një video të shkurtë, ku tregon disa detaje të kësaj makine luksoze dhe sportive.

Megjithatë, në filmim shihen vetëm pjesë të automobilit me dy dyer, por nuk ka pamje të plotë që tregon se si duket në tërësi.

Sidoqoftë, me njoftimin se lansohet më 14 dhjetor, pritjeve i vjen fundi dhe shumë shpejtë do ta kuptojmë se çfarë pamje do të ketë.

Deri në lansimin final, më poshtë mund të shihni pjesë të jashtme të veturës, si dhe disa elemente të enterierit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat