Audi njofton se do të prodhojë vetëm 50 njësi të këtij modeli

Auto

Audi njofton se do të prodhojë vetëm 50 njësi të këtij modeli

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:40
Audi RS6+

Kompania gjermane Audi, ka bërë të ditur se do ta lansojë një njësi të limituar të modelit RS6+ që është kombinim, mes veturës së zakonshme dhe xhipit.

Megjithëse e ka bazën sikur RS6, shumë pjesë i janë ndryshuar dhe është shumë më i ngritur.

Makina që prezantohet së shpejti, do të krijohet në vetëm 50 njësi edhe pse ka kërkesa të mëdha për ta blerë.

Vetura 4.0-litra V8 do t’i ketë 705 kuajfuqi, ndërsa do të jetë e fuqishme dhe të arrijë fuqi të lartë.

Pjesa e jashtme është e punuar nga fibrat e karbonit, të cilat kanë zënë vend edhe në enterierin e mbështjellë nga lëkura dhe druri i punuar me kujdes.

Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë, apo kur do të del në treg.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat