Audi prezanton modelin më të ri RS5 Coupe

Auto

Audi prezanton modelin më të ri RS5 Coupe

Më: 8 mars 2017 Në ora: 07:54
Audi RS5 Coupe

Audi ka prezantuar modelin më të ri RS5 Coupe, makinë kjo e cila tregon një stil të ri të projektimit për modele RS, e kombinuar me fuqi shtesë dhe efikasitet më të mirë.

RS5 Coupe, u prezantua në panairin e madh 'Geneva Motor Show' , me disa karakteristika të reja dhe me një teknologji të lartë.

Makina ka një motor 2.9 litërsh TFSI V6 bi-turbo, me 444 kuajfuqi. Shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra e arrinë në vetëm 3.9 sekonda, duke e bërë më të shpejtë dhe efikase se modeli i mëparshëm, i cili sprintin e kishte për 4.6 sekonda.

Sipas Audi, kjo njësi V6 konsumon vetëm 8.7 litra karburant për 100 kilometra, ndërkohë që liron 197 gram CO2 për kilometër, një shifër prej 17% më e efikasëshme se sa modeli i mëparshëm.

Për ta blerë këtë makinë duhet të paguani një çmim prej 89.900 euro.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat