Renault Megane RS debuton më 26 maj në Monako - Bota Sot
Renault Megane RS debuton më 26 maj në Monako

Auto

Renault Megane RS debuton më 26 maj në Monako

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:41
Renault Megane RS

Renault ka konfirmuar se modeli i tij më i ri Megane do t’i prezantohet publikut gjatë garës së vikendit në Monte Karlo.

Automobili i ri do të bëjë disa xhiro në shtegun e njohur të premten, më 26 maj dhe do të drejtohet nga Niko Hilkenberg, i cili garon për ekipin Renault Sport Racing Formula 1. 

Premiera zyrtare botërore e Megane RS do të mbahet në shtator, në sallonin e automobilave në Frankfurt.  

Modeli më i ri i kompanisë Renault ka motor turbo-benzinë 1.8 litra, i cili është i pranishëm edhe te modeli sportiv Renault Alpine A110.  

Ai pritet të ketë rreth 300 kuaj fuqi dhe ka ndërrues manual prej gjashtë shpejtësive, ndërsa në opsion është edhe ndërruesi automatik prej shtatë shpejtësive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat