Citroen prezanton pasuesin e model C3 Picasso

Auto

Citroen prezanton pasuesin e model C3 Picasso

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 15:03
Citroen C3 Picasso

Ndërrimin e gjeneratave Citroen e ka shfrytëzuar për të ndryshuar shenjën e modelit të vet MPV, por edhe të formës së tij, ashtu që për dallim nga mini C3 Picasso, Aircross C3 i ri do t’i takojë segmentit crossover.

Citroen C3 Aircross është i gjatë 4,15 metra dhe duke iu falënderuar ulëseve të pasme të rrëshqitshme, të cilat mund të lëvizin para-pas, hapësira për bagazh mund të ndryshojë nga  410 deri 520 litra.

Në kabinën e udhëtarëve dominon ekrani prej 7 inç i sistemit multimedial dhe për udhëtarë është në dispozicion edhe funksioni i mbushjes pa tela të pajisjeve të mençura.

C3 Aircross është i pajisur edhe me funksionin Hill Assist Descent për lëshim të sigurt në terrene të vështira.

Motori benzinë përbëhet nga tre cilindra PureTech, ndërsa ai me dizel nga katër cilindra BlueHDi. Motori bazë benzinë 1.2 litra ka 82 kuaj fuqi. Në ofertë do të jetë edhe versioni turbo i motorit me 110 dhe 130 kuaj fuqi.

Ata që vendosin për variantin dizel mund të llogaritin në 1.6 BlueHDi, në opsionet me 100 kuaj fuqi dhe 120 kuaj fuqi.

Citroen C3 Aircross do të prodhohet në fabrikën në Saragoza, në Spanjë, ku prodhohet edhe Opel Crossland X, ndërsa në sallonet e shitjes në Evropë arrin kah gjysma e këtij viti. Çmimi do të dihet në korrik.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat