BMW X4 vjen në panairin në Gjenevë - Bota Sot
BMW X4 vjen në panairin në Gjenevë

Auto

BMW X4 vjen në panairin në Gjenevë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 18:15
BMW X4

BMW ka sjellë në sallonin e automobilave në Gjenevë gjeneratën e dytë të coupe crossover X4.

Edhe pse bëhet fjalë për gjeneratën plotësisht të re, BMW X4 për 2019 nuk dallon tepër nga ana e dizajnit të jashtëm nga modeli i kaluar. 

BMW X4 është më i gjatë nga gjenerata e parë për 76 mm dhe më i gjerë për 35 mm.  Modeli bazik  X4 xDrive20i ka motor me katër cilindra 2.0 turbo benzinë me 184 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.  Modeli i dytë benzinë në ofertë është xDrive30i i pajisur po ashtu me agregat me katër cilindra 2.0, i cili siguron 252 kuaj fuqi.

Ato që dëshirojnë motor më të fuqishëm mund të porositin M40i me 3.0 litra turbo me 6 cilindra që siguron 360 kuaj fuqi.

Në dispozicion janë edhe katër dizelë. X4 xDrive20d përdor motor 2.0 turbo me 4 cilindra, i cili prodhon 190 kuaj fuqi.  X4 xDrive25d ka motor të njëjtë, por me fuqi më të madhe – 231 kuaj fuqi, derisa X4 xDrive30d me 3.0 litra ka 6 cilindra që ofrojnë 265 kuaj fuqi.  

Në krye të ofertës dizel është X4 M40d me 3.0 litra me 6 cilindra që sigurojnë 326 kuaj fuqi.  Gjenerata e dytë e BMW X4 arrin në sallonet e shitjes gjatë kësaj vere.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test