Marchionne paralajmëron kthimin e Giardiniere

Auto

Marchionne paralajmëron kthimin e Giardiniere

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 22:30
Marchionne

Përveç shpalljes së modeleve të reja të markave të tilla si Alfa Romeo dhe xhip, të cilat janë pjesë e Grupit Chrysler-Fiat, njeriu i parë i FCA ka prezantuar detajet e planit të zhvillimit të markës mëmë - Fiat.

Sergio Marchionne përmendi elektrifikimin e mëtejmë të gamës, me theks në një gjeneratë të re FIAT 500e elektrike. Njoftoi gjithashtu kthimin e emrit "Giardiniera", e cila është përdorur për versionin e vjetër karavan Fiat 500 (1960-1975).

Detaje për karavanin e ri të bazuar në modelin modern 500 nuk janë zbuluar, por pritet të ketë pesë dyer, ndryshe nga Giardiniera e mëparshme me tri dyer.

Ndër risitë e planifikuara për pesë vitet e ardhshme do të jetë FIAT Panda elektrike.

Sa i përket të ardhmes së brendit Fiat në SHBA, ajo edhe më tej është e paqartë, duke pasur parasysh se Marchionne gjatë prezantimeve është fokusuar në Evropë. Më parë ka pasur spekulime se FIAT si një brend i veturave do të tërhiqet nga tregu amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat