Beetle elektrike do të jetë me katër dyer - Bota Sot
Beetle elektrike do të jetë me katër dyer

Auto

E martë, 20 nëntor 2018

Beetle elektrike do të jetë me katër dyer

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 17:47
Modeli aktual Beetle

Volkswagen për momentin nuk planifikon gjeneratën e tretë të modelit të popullarizuar Beetle, por vala e elektrifikimit mund ta shpëtojë nga dështimi.

Modeli aktual Beetle është krijuar në të njëjtën platformë sikurse Golf 6.

Ndërkohë që VW me të madhe po punon në gjeneratën e tetë të modelit të vet më të popullarizuar, Beetle ende nuk ndodhet në plane të tilla.

Disa media spekulojnë se VW shqyrton mundësinë që Beetle i ri të jetë elektrike si model me katër dyer. 

Megjithëse disa dizajnues kanë treguar tashmë se ata janë duke menduar konceptin e Beetle elektrik, nëse VW shkon në atë projekt, do të duhet të paktën 2-3 vjet për ta përfunduar.

Nëse me të vërtetë merr një dritë jeshile, Beetle i ri ndoshta do të bazohet në një platformë të zgjuar MEB që është projektuar posaçërisht për automjetet elektrike.

Kjo arkitekturë do të lejojë VW të ruajë dizajnin legjendar të Beetle në kombinim me një hapësirë më të madhe dhe rehati në brendësi me paketën e pajisjeve moderne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test