U prodhuan vetëm 12, mbijetuan dy dhe një është në shitje - Bota Sot
U prodhuan vetëm 12, mbijetuan dy dhe një është në shitje

Auto

E diel, 21 tetor 2018

U prodhuan vetëm 12, mbijetuan dy dhe një është në shitje

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:14
Audi Quattro

Audi Quattro është model i rëndësishëm në historinë e automobilizmit.

Audi në fillim të viteve ‘80-ta prodhoi 12 prototipe të modelit të njohur  Quattro me volan në anë të djathtë, para se blerësve britanikë t’iu ofrohej versioni serik i tij.

Duke iu falënderuar motorit në të katër boshtet, është redifinuar dizajni i veturës dhe njëherësh iu mundësua vozitësve “civilë” të përjetojnë performancat sportive të automobilit me motor në të katër boshtet. 

Pothuajse katër dekada më vonë, ekzemplarët e ruajtur janë shumë të kërkuar në mesin e koleksionistëve. Bëhet fjalë për prototipin e para prodhimit me volan në anë të djathtë. 

Audi fillimisht nuk planifikoi versionin për vendet në të cilat vozitet në anën e majtë të rrugës me volan në anë të djathtë, por Quattro ishte shumë i popullarizuar në Britani të Madhe. Për t’iu dalë në ndihmë blerësve britanikë, Audi përshpejtoi zhvillimin e variantit me volan në anën e djathtë.

Në fillim u prodhuan 12 prototipe të bazuar në karrocerinë C. Ata kishin sistem më ndryshe në krahasim me versionin e mëvonshëm të prodhimit.  Por, kur nisi prodhimi serik i Audi Quattro me volan në anën e djathtë, ky model u bazua në variantin e ri D të karrocerisë, duke i bërë këto 12 njësi edhe më shumë unike. 

Besohet se deri në ditët e sotme kanë mbijetuar vetëm dy prej tyre dhe njëra do të dalë në shitje në ankandin që mbahet më 29 shtator, në Silverstone.

Automobili me numrin e karrocerisë 85CA901328 është prodhuar në qershor 1982 dhe ka kaluar rreth 115.000 km.  Ai deri në vitin 1997 kishte qëndruar në garazh dhe pas dy dekadash ka pësuar një restaurim të vogël për t’u aftësuar për vozitje.

Vlera e kësaj veture në shitje pritet të arrijë ndërmjet 55.000 deri 66.000 euro.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test