Porsche përgatit modelin 718 Cayman T

Auto

Porsche përgatit modelin 718 Cayman T

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 15:31
Porsche

Porsche është duke bërë përgatitjet e fundit për lansimin e modelit 718 Cayman T.

Ky model do të jetë pasardhës i 911 T dhe ofron vozitje ndryshe nga veturat GT. I paralajmëruar për pranverë 718 Cayman T do të jetë model mes Cayman S dhe atij GTS. Cayman 718 do të ketë motorin 2.5 litra me 360 kuajfuqi.

Një koleksion i aksesorëve të Porsches, siç janë anësoret sportive dhe rrotat 20-inç do të jenë pjesë e modelit të ri.

Ky model paralajmëron se Cayman 718 po i vjen fundi dhe se shpejt do të zëvendësohet me gjeneratën e re të veturave sportive të cilat mund të prodhohen në vitin 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat