Subaru po planifikon një makinë për gara - Bota Sot
Subaru po planifikon një makinë për gara

Auto

E premte, 16 nëntor 2018

Subaru po planifikon një makinë për gara

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 07:08
Subaru

Prodhuesi japonez Subaru, është mjaft i mbyllur dhe nuk rrezikon me modele të reja.

Megjithëse i ka makinat sportive si BRZ, WRX dhe WRX STI, kompania më shumë është e fokusuar në makina komerciale si Forester dhe Crosstrek. Për shkak të kapaciteteve që i ka, nuk ia del të krijojë dhe prodhojë edhe makina tjera sikur kompanitë e mëdha.

Por, duke se ka një segment që mund ta përmbushë dhe ky është pikërisht si makinë për gara, që sipas të gjitha gjasave do të bazohet në WRC.

Burime pranë kompanisë Subaru, thonë se është duke planifikuar një hatchback që do të garojë në Wold Rally Championship 2020. Po që se ky lajm është i vërtetë, atëherë gjatë vitit që vjen, pritet që së paku ta shohim këtë makinë garash.

Megjithatë, zyrtarë nga Subaru nuk e kanë konfirmuar lajmin, ndërsa duket se mund ta sjellë këtë model, që do t’i gëzojë shumë entuziastët.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test