Kina rrit investimet në fushën e aviacionit civil

Azia

Kina rrit investimet në fushën e aviacionit civil

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:53
Kinë

Rregullatori i aviacionit civil të Kinës njoftoi se këtë vit planifikohet që investimet në asete fikse në sektorin e aviacionit civil të arrijnë në 85 miliardë juanë, ose 12 miliardë dollarë.

Administrata e Aviacionit Civil e Kinës shprehet se të ardhurat e përgjithshme nga transporti i aviacionit civil të Kinës pritet të rriten 12 për qind në vitin 2019.

Sipas kësaj administrate do të bëhen përpjekje për të nxitur ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar të Pekinit dhe siguruar hapjen e tij për trafik ajror deri në shtator të këtij viti.

Aeroporti i ri pritet të arrijë një kapacitet mbi 70 milionë udhëtarë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat