Talibanët marrin nën kontroll një qark në verilindje të Afganistanit

Azia

Talibanët marrin nën kontroll një qark në verilindje të Afganistanit

Më: 30 mars 2019 Në ora: 11:08
Harta e Afganistanit. Fotografi ilustruese.

Militantët talibanë kanë marr nën kontroll qarkun Arghanj Khaw, në verilindje të provincës afgane Badakhshan, pas dy ditësh të luftimeve intensive, thanë sot zyrtarët.

Të paktën 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve, thanë zyrtarët lokalë.

Zëdhënësi i guvernatorit lokal, i tha Radios Evropa e Lirë se luftimet po vazhdojnë në qarkun Arghanj Khaw.

“Ne jemi të përkushtuar që ta rimarrim nën kontroll (qarkun), forcave lokale u duhet më shumë mbështetje nga Qeveria qendrore”, tha zëdhënësi Nek Mohammad Nazari.

Ai tha se një numër i paspecifikuar i talibanëve po ashtu janë vrarë gjatë luftimeve.

Talibanët vazhdojnë të kryejnë sulme ndaj forcave afgane, pavarësisht se janë të përfshirë në bisedime me Shtetet e Bashkuara, që kanë për qëllim dhënien fund të luftës pothuajse 18-vjeçare në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat