Arrestohen kinezët që mashtruan 1.5 milion njerëz - Bota Sot
Arrestohen kinezët që mashtruan 1.5 milion njerëz

Azia

Arrestohen kinezët që mashtruan 1.5 milion njerëz

Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Policia ruse ka arrestuar dy qytetarë kinezë në aeroportin në Khabarovsk me kërkesën e Pekinit për 1.9 miliard dollarë mashtrimesh piramidale, sipas zëdhënëses së Ministrisë së Brendshme ruse Irina Volk.

Arrestimi i një 41-vjeçari dhe një 66-vjeçare ishin pjesë e një klani kriminal, duke krijuar një organizatë financiare prej mbi 50,000 anëtarësh.

Ata u kapën nga policia e trafikut në aeroportin Khabarovsk me kërkesë të Byrosë Kombëtare të Interpolit dhe në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Ministrinë e Sigurisë Publike të Kinës.

Sipas vlerësimeve fillestare, më shumë se një milion e gjysmë njerëz janë prekur nga kjo skemë mashtruese me vlerë 1.9 miliard dollarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...