Nisin kërkimet për shpëtimin e njerëzve pas tërmetit në Kinë

Azia

Nisin kërkimet për shpëtimin e njerëzve pas tërmetit në Kinë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 11:31
Foto

Ekipet e shpëtimit dolën në teren dhe zhvilluan kërkimet të martën pasi një tërmet në jugperëndim të Kinës la 12 të vdekur dhe 135 të tjerë u plagosën, thanë autoritetet, shkruan AP.

Qindra zjarrfikës arritën të martën herët dhe shpëtuan të paktën tetë njerëz të bllokuar, tha Ministria e Menaxhimit të Emergjencave kineze.

Transmetuesi shtetëror CCTV tregoi ushtarët duke përdorur një sharrë me zinxhir për të prerë një derë prej druri dhe për të shpëtuar një çift nën një mur të rënë në kuzhinë.

Më shumë se 4,400 njerëz janë evakuar pasi u rrëzuan 73 shtëpi, thanë autoritetet.

Shumica e vdekjeve janë shkaktuar nga dëmtimi i shtëpive, tha agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat