Nora Anne Quoirin, një vajzë 15-vjeçare angleze me zhvillim të vonë mendor e cila humbi në një xhungël në Malajzi, humbi jetën për shkak të krizës së shkaktuar në aparatin tretës nga uria dhe stresi.
Kjo gjë u konfirmua nga policia, pas autopsisë së bërë në trupin e së resë, e cila u gjet e pajetë disa ditë pas zhdukjes.
Megjithatë zyrtarët e policisë thanë se nuk ka prova që ajo të jetë rrëmbyer ose përdhunuar.
Vdekja e saj dyshohet se ka ndodhur rreth tre ditë para se të gjendej kufoma.
Trupi i së miturës u gjet të martën, pa veshje, rreth 2 kilometra larg resortit Dusun Resor, ku qëndronte me prindërit.
Ndërkohë ajo ishte denoncuar e zhdukur më 4 gusht.