Si në filma- Shikoni se si snajperisti qëllon pengmarrësin në Kinë - Bota Sot
Si në filma- Shikoni se si snajperisti qëllon pengmarrësin në Kinë

Azia

Si në filma- Shikoni se si snajperisti qëllon pengmarrësin në Kinë

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 23:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia kineze bëri publike pamjet e operacioni gjatë së cilit u ekzekutua një person që mbante peng një vajzë të re. Ngjarja u regjistrua në një stacion metroje në qytetin Nanning, ku ndërhyrja e policisë bëri të mundur ekzekutimin e pengmarrësit dhe shpëtimin e vajzës që kërcënohej prej tij.

Agresori u ekzekutua nga një snajper i policisë që kishte shërbyer prej 19 vjetësh në forcat e antiterrorizmit. Kapiteni 42 vjeçar u shtri në dysheme mes këmbëve të një kolegu dhe me një plumb arriti të eliminonte pengmarrësin brenda ambienteve të mbyllura të metrosë. Aksioni për shpëtimin e vajzës 18 vjeçare ishte tepër delikat pasi agresori e mbante shumë pranë vetes atë për të mbajtur larg policinë. Goditja u realizua nga një distancë relativisht e madhe dhe vajza e marrë peng arriti të shpëtonte e pa lënduar.

Autoritetet bënë me dije se pas shqyrtimit të kamerave të sigurisë u vu re se i dyshuari e zgjodhi rastësisht vajzën që mori peng mes kalimtarëve të shumtë dhe se refuzoi çdo tentativë të policisë për të negociuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...