Shpërthen autobusi, 10 të vdekur dhe 27 të plagosur

Azia

Shpërthen autobusi, 10 të vdekur dhe 27 të plagosur

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:27
Ilustrim

Dhjetë të vdekur dhe 27 të plagosur është bilanci i shpërthimit të një bombe, që ishte vënë në autobus në qytetin Jalalabad, në Afganistanin Lindor.

Mes 10 të vdekurve njëri është fëmijë.

“Bomba ishte montuar në motor. Fatkeqësisht dhjetë civilë, njëri prej tyre një fëmijë, u vranë dhe 27 u plagosën”, tha Ataullah Kojiani, një zëdhënës i i policisë së Nangarhar, për agjencinë franceze.

Më pas kjo informatë u konfirmua nga Ministria e Brendshme, e cila citonte edhe se: “Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.”

Ende nuk dihen autorët e sulmit, megjithëse xhihadistët e Shtetit Islamik kanë kryer një seri sulmësh me bomba në shërbimet qeveritare, shkolla dhe organizata humanitare vitet e fundit në Jalalabad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat