Ndotja e ajrit në nivel alarmant në Indi - Bota Sot
Ndotja e ajrit në nivel alarmant në Indi

Azia

Ndotja e ajrit në nivel alarmant në Indi

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Ndotja e ajrit në Indi ka arritur në nivel shumë të lartë të dielën, kanë njoftuar autoritetet zyrtare.

Të gjitha shkollat janë mbyllur dhe më shumë se 30 fluturime janë anuluar pas përhapjes së madhe të mjegullës në vend. Niveli i ndotjes së ajrit raportohet se është shumë më i lartë apo shtatë herë më i madh se ai në kryeqytetin e Kinës.

Pesë milionë maska janë shpërndarë në shkolla të premten teksa autoritetet deklaruan emergjencë shëndetësore.

Të dielën, shumë protestues u mblodhën në Delhi duke bërë thirrje për veprim sa më të shpejtë të autoriteteve.

“Jemi të brengosur për të ardhmen tonë, për shëndetin, ky është rrezik shumë i madh sidomos për fëmijët dhe të moshuarit”, tha një qytetare, raporton BBC.

Një faktor i madh prapa ndotjes së ajrit në Indi është djegia e maleve në vendet fqinje si dhe tymi i automjeteve, po ashtu ndërtimet dhe emetimet industriale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat