Gjashtë të vdekur në protestat kundër ligjit të shtetësisë në Indi

Azia

Gjashtë të vdekur në protestat kundër ligjit të shtetësisë në Indi

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 22:20
Foto

Tensionet mbesin të larta në të gjithë Indinë, pasi disa mbetën të vrarë në protestat e Assam kundër ligjit të qytetarisë “anti-muslimane”.

Policia indiane ka gjuajtur me gaz lotsjellës dhe ka përdorur shkopinj për të shpërndarë mijëra demonstrues, përfshirë studentë, në New Delhi ndërsa protestat kundër një ligji të ri të shtetësisë vazhduan për ditën e pastë me radhë në të gjithë vendin.

Numri i vdekjeve nga protestat e dhunshme kundër ligjit në Indi u rrit në gjashtë të dielën.

Një dëshmitar i agjencisë së lajmeve Reuters tha se policia iu drejtua me shkopinj dhe duke gjuajtur gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t’i shpërndarë ata në jug të Delhit.

Rruga gjysmë kilometër në të cilën ishin mbledhur protestuesit ishte e mbushur me gurë, copa të thyer të tullave dhe motoçikleta të përmbysura.

“Rreth 4000 njerëz ishin duke protestuar dhe policia bëri atë që duhet bërë për t’i shpërndarë demonstruesit kur turma digjte një autobusë”, tha Chinmoy Biswal, një oficer i lartë policie në zonë.

“Nëse do të kishte qenë një turmë paqësore, do të shpërndahej paqësisht”, tha ai.

Policia më vonë në mbrëmje hyri në kampusin e afërt të Universitetit Jamia Milia Islamia, ku shumë protestues besohej se kishin ikur, dhe gjuajti gaz lotsjellës në kampus dhe largoi disa studentë jashtë, ndërsa ndaloi disa të tjerë.

Një zyrtar në spital i tha Al Jazeera në kushte anonimiteti se të paktën 60 studentë u sollën në spital me lëndime.

Mediat lokale raportuan se policia përdori gjithashtu gaz lotsjellës në Universitetin Mysliman Aligarh (AMU), institucioni më i madh i pakicave në Indi, i cili është rreth 130 kilometra larg nga kryeqyteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat