Mediat kineze: Beteja me koronavirusin vazhdon, por fitorja është afër

Azia

Mediat kineze: Beteja me koronavirusin vazhdon, por fitorja është afër

Më: 10 mars 2020 Në ora: 14:39
Ilustrim

“Beteja vazhdon por fitorja është afër”. Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka publikuar shumë komente lidhur me sforcimet kundër epidemisë, në ditën kur pritet mbërritja e Presidentit Xi Jinping në Wuhan, epiqendër e epidemisë.

Më tej thuhet se Wuhan është një vend vendimtar në luftën kundër virusit.

“Një fitore për Wuhan është një fitore për Hubei dhe një fitore për Hubei është një fitore për Kinën”, thuhet në një tjetër deklaratë, duke u cituar Partia Komuniste në Kinë.

Ditëve të fundit numri i të prekurve dhe viktimave ka ardhur në rënie të ndjeshme në Kinë duke bërë që së paku 11 spitale të ngritur për përballimin e emergjencës të mbyllen.

Në Kinë deri më tani numri i të prekurve ka shkuar në 80761, ndërsa i viktimave në 3136.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat