​Koreja Jugore: Pacientët e prekur serish me koronavirus, nuk janë të infektuar

Azia

​Koreja Jugore: Pacientët e prekur serish me koronavirus, nuk janë të infektuar

Më: 18 maj 2020 Në ora: 16:17
Ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë të Koresë së Jugut thanë sot se pacientët që janë pozitivë serish me virusin Covid-19, dhe që tashmë kanë pasur një herë sëmundje, nuk janë të infektuar.

Qendrat e vendit për Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi këtë pas analizave laboratorike të 108 mostrave dhe hetimit epidemiologjik të 285 rasteve, me qëllim të përcaktimit nëse pacientët me koronavirus duhet të karantinohen dy javë pasi të largohen nga spitali, raporton CNN.

Siç është raportuar, janë testuar 790 kontakte të ngushta nga 285 pacientë të cilët ishin përsëri pozitivë me virus pas shërimit, megjithatë, asnjë prej tyre nuk u infektua.

Drejtori i Qendrës, Jung Eun Kyeong, tha se ai nuk e di saktësisht pse disa pacientë të testuar ishin pozitivë, por se ai beson se testi PCR zbuloi pjesë të virusit të vdekur.

Ai shtoi se kur një mostër pozitive ishte izoluar dhe kulturuar, virusi korona nuk u zbulua nga testet PCR, kështu që ekspertët arritën në përfundimin se virusi nuk ishte ngjitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat