Sulm me bombë në Kabul, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Azia

Sulm me bombë në Kabul, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 06:19
Ilustrim

Në një sulm me bombë në rajonin e provincës Oba, në Herat në perëndim të Afganistanit, kanë humbur jetën dy krerë të një stacioni policor në këtë zonë, raporton Anadolu Agency.

Atikullah Vesik, personi përgjegjës për marrëdhënie me publikun të policisë në Herat konfirmoi se është aktivizuar bombë e cila më herët ishte montuar në rrugën Oba-Herat.

Ai theksoi se ka humbur jetën kryeshefi dhe komisari i policisë së Herat-it.

Vesik tha se janë plagosur edhe dy policë. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat