Mijëra të evakuuar dhe 13 persona të humbur nga përmbytjet në Japoni - Bota Sot
Mijëra të evakuuar dhe 13 persona të humbur nga përmbytjet në Japoni

Azia

Mijëra të evakuuar dhe 13 persona të humbur nga përmbytjet në Japoni

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:47
Japoni

Mijëra trupa shpëtimi janë nisur drejt ishullit jugor Kyushu në Japoni, ku shirat kanë përmbytur pjesën më të madhe të vendit dhe 13 njerëz janë shpallur të humbur.

Media japoneze transmetoi pamje të shtëpive të zhytura nën ujë dhe baltë dhe një urë tërësisht të shkatërruar. Qytetarët thonë se në vend shiu i rrëmbyeshëm ka vazhduar për 12 orë.

Rreth 10,000 anëtarë të Forcave të Vetëmbrojtjes të Japonisë do të dërgohen menjëherë në këtë rajon për të ndihmuar të gjithë personat e bllokuar nga rryma e ujit.

Sipas medias japoneze, një stuhi e tillë nuk ishte parë kurë më parë në këtë zonë të vendit.  Megjithatë Agjencia Meteorologjike e Japonisë e zbriti alarmin nga niveli më i lartë që ishte postuar fillimisht për të paralajmëruar përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave nga shiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat