Wuhan, ish-epiqendra e koronavirusit rikthen nxënësit në shkolla

Azia

Wuhan, ish-epiqendra e koronavirusit rikthen nxënësit në shkolla

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 17:30
Foto

Nxënësit në Wuhan janë kthyer në klasa pasi të gjitha shkollat dhe kopshtet në ish-epiqendrën e koronavirusit janë rihapur.

Rreth 2,842 institucione arsimore në të gjithë qytetin po mirëpresin pothuajse 1.4 milion nxënës në shkolla.

Autoritetet kineze të arsimit kanë përshëndetur përpjekjet e vendit për fitoren kundër koronavirusit, si një fitore vendimtare,  duke dhënë një dritë shprese për hapjen e shumicës së shkollave në vend.

Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 280 milion studentë në të gjithë Kinën vlerësohet të kthehen në shkolla dhe universitete këtë muaj.

Xinjiang në Kinën veri-perëndimore, është i vetmi rajon ku nxënësit do të vijojnë mësimin online, pasi në këtë rajon ka një rritje të rasteve me koronavirus muajt e fundit.

Zyrtarët paralajmëruan se shkollat kanë hartuar plane për t’iu kthyer mësimit online nëse shfaqen shpërthime të reja. Ato këshillojnë studentët që të mbajnë maska në shkollë dhe të shmangin transportin publik nëse është e mundur.

Wang Dengfeng, zyrtari që udhëheq përpjekjet anti-virus në Ministrinë e Arsimit, tha se Kina kishte arritur një fitore vendimtare kundër koronvirusit pasi parandaloi me sukses transmetimin në shkallë të gjerë të virusit.

Wuhan nuk ka raportuar transmetim të ri lokal të koronavirusit që nga data 18 maj.

Nga ana tjetër, shifrat zyrtare tregojnë se Wuhan përbën 80 përqind të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirus në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat