Përkeqësohen tensionet Kinë-Indi pas akuzave se Pekini “kapur” pesë indianë në Himalaje

Azia

Përkeqësohen tensionet Kinë-Indi pas akuzave se Pekini “kapur” pesë indianë në Himalaje

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 18:47
Foto

Mediat kineze flisnin sot për kapjen e pesë indianëve në zonën e kontestuar kufitare mes dy vendeve, të cilët përshkruheshin si “anëtarë të inteligjencës indiane” të maskuar si gjahtarë.

Rrjeti kinez Global Times shkruante: “Pesë indianët e kapur nga ushtria popullore e Kinës, për të cilët disa thonë se kishin humbur në jug të rajonit të Tibetit, ishin në fakt punonjës të inteligjencës së Indisë që ishin maskuar si gjahtarë”.

Kina tha se të pestë kishin hyrë në provincën kineze të Shannan në rajonin e Tibetit.

Pekini ka akuzuar shpesh Indinë për dërgim të agjentëve në kufi për mbledhje informacioni mbi pozicionet e ushtrisë.

Hu Xijin redaktor i Global Times tha: “Bazuar mbi ato që dimë, pesë anëtarë të inteligjencës indiane të maskuar si gjahtarë kaluan në prefekturën e Shanan për të mbledhur inteligjencë. Ata u ndaluan nga pala kineze dhe u paralajmëruan, u qortuan e informuan. Ata do të lirohen së shpejti”.

Një nga komentuesit në Twitter u përgjigj ndaj redaktorit të Global Times duke thënë: “Disa ditë më parë 3-4 shtetas kinezë kaluan në anën indiane të kufirit dhe nuk u quajtën anëtarë të inteligjencës, por u ndihmuan me ujë e ushqim dhe u lanë të lirë të ktheheshin”.

Ndërkohë dy superfuqitë janë zotuar të vazhdojnë dialogun për zgjidhjen e konfliktit kufitar dhe uljen e tensioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat