Forcat turke në vëzhgim 24-orësh në kufirin iranian

Azia

Forcat turke në vëzhgim 24-orësh në kufirin iranian

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 23:41
Foto

Forcat turke të sigurisë në kufirin iranian kanë shtuar masat e sigurisë për të parandaluar emigracionin e paligjshëm, për të ndaluar kontrabandën dhe për të parandaluar që terroristët e PKK-së të depërtojnë në vend.

Hüseyin Ediz Tercanoğlu, kreu i Degës së 2-të Operacionale të Divizionit të Operacioneve Speciale të Drejtorisë së Sigurisë, u tha përfaqësuesve të mediave se trupat në kufi po kryejnë një mision kyç.

Forcat e sigurisë reagojnë shpejt ndaj incidenteve që zbulojnë me kamera të shikimit termik dhe kamera të natës në Van, në pjesën lindore të Turqisë, provinca turke që ndan linjën më të gjatë me Iranin.

Ai tha se me mbështetjen e dhjetëra automjeteve të blinduara, dronëve, kamerave termike dhe mjeteve ajrore pa pilot (UAV), forcat e sigurisë mbajnë kufirin iranian nën kontroll.

Të gjitha mjetet teknologjike përdoren për të parandaluar kalimin e kufirit nga emigrantët e parregullt, edhe kur ata përpiqen të përfitojnë nga errësira e natës.

“Ne po punojmë në vende ku kontrabanda ishte e zakonshme”, tha Tercanoğlu, duke shtuar: “I gjithë mjedisi monitorohet nga kamera termale rrotulluese 360 gradë. Nëse ka ndonjë lëvizje, ne dërgojmë trupat tanë atje”.

Misioni i ushtarëve ka marrë më shumë rëndësi që kur talebanët morën kontrollin në Afganistan, me frikën se një valë e re e migracionit të parregullt do të zhvillihet përmes Iranit gjatë rrugës për në Turqi.

Turqia aktualisht pret rreth 4 milionë refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë, dhe thotë se nuk mund të pranojë një valë të re.

Zyrtarët turq kanë thënë se aftësitë e Turqisë në kufirin iranian janë më se të mjaftueshme për të parandaluar një valë të re migrimi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Forcat e PKK-së zakonisht kërkojnë strehim përtej kufirit në Irakun verior, por grupi terrorist gjithashtu ka degë në Iran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat