Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall përgjegjës Mianmarin për gjenocidin ndaj Rohingyave

Azia

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë shpall përgjegjës Mianmarin për gjenocidin ndaj Rohingyave

Nga: A.M. Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 22:04
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se forcat e sigurisë së Mianmarit kanë kryer gjenocid ndaj pakicës myslimane Rohingya gjatë operacioneve ushtarake të vitit 2017.

Sipas raportimit të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, vendimi u shpall të enjten në Hagë, në kuadër të rastit të ngritur nga Gambia kundër Mianmarit.

Kryetari i trupit gjykues, Yuji Iwasawa, deklaroi se forcat e sigurisë kishin vrarë mijëra civilë Rohingya, kishin kryer akte të përhapura të dhunës seksuale, kishin ushtruar dhunë ekstreme ndaj fëmijëve dhe kishin sulmuar civilët që po largoheshin nga vendi.

Rasti ishte iniciuar në vitin 2019 nga Gambia, e cila e akuzoi Mianmarin për shkelje të Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit.

Reuters raporton se ky është rasti i parë kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpall një shtet përgjegjës për gjenocid.

Më shumë se 730 mijë pjesëtarë të komunitetit Rohingya u detyruan të largoheshin nga Mianmari drejt Bangladeshit pas operacionit ushtarak të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat