​Irani hoqi kufizimin prej 2 mijë km për raketat e tij - çfarë do të thotë kjo për Evropën?

Azia

​Irani hoqi kufizimin prej 2 mijë km për raketat e tij - çfarë do të thotë kjo për Evropën?

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 17:07
Ilustrim

Garda Revolucionare e Iranit njoftoi sot se ka hequr kufizimin e mëparshëm të rrezes së raketave të saj balistike prej 2 mijë kilometrave. Ky vendim hap mundësinë për zhvillimin e armëve që mund të godasin objektiva shumë më të largëta, përfshirë një pjesë të madhe të Evropës.

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebbi, konfirmoi në një konferencë shtypi në Teheran se Irani nuk e konsideron më të detyrueshëm kufizimin e rrezes së raketave të tij.

"Ai kufizim është hequr për ne," tha Mohebbi duke shtuar se Irani do t'i demonstrojë aftësitë e tij në praktikë, pa zbuluar nëse Teherani zotëron tashmë raketa që mund të arrijnë distanca më të mëdha se 2 mijë kilometra.

Deri më tani, Irani ka pretenduar se e kufizon vullnetarisht rrezen e raketave të tij balistike në 2 000 kilometra. Raketa të tilla tashmë mund të arrijnë në Izrael, në bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, në të gjithë Gadishullin Arabik dhe në pjesë të Greqisë e të Ballkanit.

Heqja e kufizimeve nënkupton se Teherani nuk e përjashton më zhvillimin e raketave me rreze dukshëm më të madhe. Ato gjithashtu mund të kërcënojnë objektiva më thellë brenda Evropës, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim se Irani zotëron armë të tilla, raporton KosovaPress.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar më parë se teknologjia që Irani përdor në programin e tij hapësinor mund të shfrytëzohet për zhvillimin e raketave balistike ndërkontinentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat