Zjarri shpërthen brenda një dasme, habisin dy të ftuarit me sjelljen e tyre

Azia

Zjarri shpërthen brenda një dasme, habisin dy të ftuarit me sjelljen e tyre

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:05
Foto

Ndonëse një zjarr i madh është ndezur pas shpinës së tyre, dy dasmorë në një ceremoni në Indi nuk e ndërpresin ushqimin.

Ata shihen duke qëndruar të patrazuar, edhe pse nga prapa, një zjarr i madh është duke përfshirë të gjithë vendin. Kjo skenë është bërë subjekt për mediat ndërkombëtare.

Sipas raportimeve zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të fishekzjarrëve.

Katër zjarrfikëse janë dërguar më pas në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe për fat të mirë, veç dëmeve materiale nuk pati raportime për të lënduar apo viktima.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat