​Tre të vdekur gjatë rrëmujës në dasmën e djalit të guvernatorit indonezian

Azia

​Tre të vdekur gjatë rrëmujës në dasmën e djalit të guvernatorit indonezian

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 18:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën tre persona kanë vdekur në një rrëmujë gjatë festimit të dasmës së djalit të guvernatorit të provincës West Java të Indonezisë, Dedi Mulyadi, në qytetin Garut.

Eventi, i cili ishte i hapur për publikun dhe përfshinte argëtim dhe shpërndarje falas të ushqimit, tërhoqi mijëra njerëz, raportoi Jakarta Globe.

Autoritetet lokale thanë se rrëmuja ndodhi pas lutjeve të së premtes, kur turma u bë e pakontrollueshme, duke rezultuar në përleshje vdekjeprurëse.

Midis viktimave ishte tetëvjeçarja Vania Aprilia, e cila po merrte pjesë në event me nënën e saj. Dy viktimat e tjera ishin 61 dhe 39-vjeç.

Pavarësisht pranisë së policisë, masat e sigurisë rezultuan të pamjaftueshme për të kontrolluar turmën.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse do të merren masa shtesë në lidhje me mangësitë e sigurisë në even.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat