Lufta në Siri: Gratë ‘shfrytëzohen seksualisht në këmbim të ushqimit’

Azia

Lufta në Siri: Gratë ‘shfrytëzohen seksualisht në këmbim të ushqimit’

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:24
ilustrim

Gratë në Siri janë shfrytëzuar seksualisht nga burrat që japin ndihmë në emër të OKB-së dhe bamirësisë ndërkombëtare, ka mësuar “BBC”.

Punëtorët e ndihmës thanë se burrat do të furnizonin me ushqime gratë për favore seksuale.

Pavarësisht paralajmërimeve rreth abuzimeve tre vite më parë, një raporti i ri tregon se po vazhdon në jug të vendit.

Agjencia për bamirësi e Kombeve të Bashkuara tha se ka zero tolerancë për shfrytëzimin dhe nuk ishin në dijeni të rasteve të abuzimit nga organizatat partnere në rajon.

Punonjësit e ndihmës i thanë BBC-së se shfrytëzimi është kaq i përhapur saqë disa gra siriane po refuzojnë të shkojnë në qendrat e shpërndarjes sepse njerëzit do të mendonin se kishin ofruar trupat e tyre për ndihmën që ata i sollën në shtëpi.

Një punonjës pohonte se disa agjenci humanitare po bënin një sy qorr ndaj shfrytëzimit sepse përdorimi i palëve të treta dhe zyrtarëve lokalë ishte e vetmja mënyrë për të marrë ndihmë në pjesë të rrezikshme të Sirisë që stafi ndërkombëtar nuk mund të hyjë.

Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) bëri një vlerësim të dhunës me bazë gjinore në rajon vitin e kaluar dhe arriti në përfundimin se ndihma humanitare po shkëmbehej për seks nga guvernatorë të ndryshëm në Siri, raporton “BBC”.

Raporti me titull “Zëri nga Siria 2018”, thotë: “Janë dhënë disa shembuj që gra dhe femra martohen me zyrtarë për një periudhë të shkurtër për ‘shërbime seksuale’ në këmbim të marrjes së ushqimit; shpërndarësit duke kërkuar numrat e telefonit të grave dhe vajzave; duke u dhënë furnizime për shtëpitë e tyre “për të marrë diçka në kthim” ose “në këmbim të shërbimeve, të tilla si kalimi i një nate me ta”.

Raporti shton “Gratë dhe femrat ‘pa mborjtjen e meshkujve’, të tilla si vejat ose të divorcuarat, konsideroheshin veçanërisht të prekshëm nga shfrytëzimi seksual.”

Shfrytëzimi seksual për herë të parë është raportuar tre vite më parë. Danielle Spencer, një këshilltare punonjëse humanitare për bamirësi, ka dëgjuar akuzat e një grupi të grave siriane në një kamp refugjatësh në Jordani në mars të vitit 2015.

Ajo drejtoi një fokus grup me disa nga këto gra që i tregonin asaj se si burrat nga këshillat vendorë në fusha të tilla si Daraa dhe Quneitra u kishin ofruar atyre ndihmë për seks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat