Vriten të paktën 11 luftëtarë kurdë të Iranit - Bota Sot
Vriten të paktën 11 luftëtarë kurdë të Iranit

Azia

E martë, 16 tetor 2018

Vriten të paktën 11 luftëtarë kurdë të Iranit

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Të paktën 11 anëtarë të një grupi rebel të iranianëve kurdë janë vrarë në një sulm me raketa në selinë e tyre në Kurdistanin e Irakut, për të cilat forcat kurde e kanë fajësuar Iranin.

Partia Demokratike e Kurdistanit të Iranit i tha agjencisë AFP se organizata e tyre po mbante një takim në kohën kur ndodhi sulmi.

“Njëmbëdhjetë anëtarët e partisë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur kur raketat goditën selinë në Koysinjaq”, tha Kamran Abbas, drejtor i spitalit të qytetit.

Partia Demokratike e Kurdistanit të Iranit herë pas here kryen sulme brenda Iranit dhe bazat iraniane në Irak dhe nga Teherani konsiderohet grup terrorist.

Ky grup është një parti e majtë e armatosur dhe përbëhet nga kurdët etnikë nga Irani. Grupi ka vendosur bazën në veri të Irakut, pasi u ndalua në Iran.

Partia Demokratike e Kurdisitanit të Iranit ka kryer një luftë guerile kundër forcave iraniane nga viti 1979 deri më 1996, kur dhe u shpall armëpushimi. Më 2016, ky grup ka njoftuar se do të rikthejë rezistencën e armatosur.

Miliona kurdë etnikë jetojnë në rajonet malore përgjatë kufijve me Turqinë, Irakun, Sirinë dhe Iranin.

Disa prej tyre kanë lidhje me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), të cilët për dekada me radhë luftojnë për pavarësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test