Prishtina në Izmir, para sfidës të jesh apo të mos jesh - Bota Sot
Prishtina në Izmir, para sfidës të jesh apo të mos jesh

Basketboll

Prishtina në Izmir, para sfidës të jesh apo të mos jesh

Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:56
Prishtina në Izmir, para sfidë të jesh apo të mos jesh

Z Mobile Prishtina të mërkurën do të përballet me ekipin turk Pinar Karsiyaka në kuadër të Grupit I të FIBA Europe Cup.  Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 18:30 në Izmir.

Z Mobile Prishtina në dy xhirot e para të këtij grupi ka realizuar një humbje dhe një fitore. Disfatën e ka pësuar nga s.Oliver Wurzburg në Gjermani, kurse fitoren e ka shënuar në Prishtinë në ballafaqim me skuadrën hungareze Szolnoki Olaj.

Lider i Grupit I është s. Oliver Wurzburg me 4 pikë, kurse pozitën e dytë e ndajnë Pinar Karsiyaka dhe Z Mobile Prishtina me nga 3 pikë secili dhe në vendin e fundit është Szolnoki Olaj me 2 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...