Si u vlerësua klinika e basketbollit?

Basketboll

Si u vlerësua klinika e basketbollit?

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:05
Si u vlerësua klinika e basketbollit?

Në fundjavë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) është mbajtur Klinika për trajnerë në prag të fillimit të stinorit pranveror.

Në këtë Klinikë kanë ligjeruar Damir Mulaomeroviç, Përzgjedhës i Kosovës me temën “Sporti kulmor dhe psikologjia e sportit kulmor”, Bilal Han Duru, ish-Koordinator i gjeneratave të reja në KB EFES PILSEN  me temën “Programet e veçanta tek gjeneratat e reja në EFES PILSEN (Organizimi, përgatitjet gjatë periudhave sezonale, mbrojtja, sulmi etj), si dhe Prof.Dr. Ridvan Ekmekçi  me temën “Përgatitja mentale e basketbollistëve/ve”.

Klinika u vlerësua si shumë e rëndësishme dhe e mirëseardhur nga të gjithë trajnerët e pranishëm, ndërsa edhe ligjeruesit ishin shumë të kënaqur me organizimin e Klinikës, duke e lavdëruar punën e Federatës së Basketbollit të Kosovës, që po e bën për të avancuar trajnerët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat