Rockets fiton në shtesë - Bota Sot
Rockets fiton në shtesë

Basketboll

Rockets fiton në shtesë

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:11
Pamje nga ndeshja

Houston Rockets del më e “gjallë” se kurrë nga sfida e tretë gjysmëfinale në Perëndim ndaj Golden State. Skuadra teksane triumfoi me rezultatin 126-121 pas kohës shtesë në një ndeshje që rezultoi vërtetë e çmendur për mënyrën sesi rrodhën gjërat. Një sukses që e ngushton në 2-1 serinë në favor të Warriors por duke patur parasysh faktin që edhe ndeshja e 4-t mes tyre do të luhet në Toyota Center gjithçka mund të barazohet në 2-2. Pas një periode të parë pothuajse të barabartë, Houston mori frenat e lojës në dorë në periodën e dytë të cilën e mbylli në avantazhin e 9 pikëve.

Në 12-minutëshin e tretë teksanët menaxhuan avantazhin por gabuan në fraksionin më të rëndësishëm pikërisht në periodën e 4-t, me Golden State që rikuperoi shumë shpejtë 7 pikë disavantazh madje mori dhe epërsinë me 2 pikë, por vetëm falë dy gjuajtjeve të lira të sakta në fund, Rockets arritën ta çonin ndeshjen në shtesë aty ku treguan më të saktë duke shënuar 5 pikë më shumë se kampionët në fuqi të NBA për të marrë një fitore me peshë me shifrat 126-121. Edhe në këtë përballje të tretë sfida brenda sfidës ishte mes Kevin Durant dhe James Harden. Ylli i Warriors spikati me 46 pikë 3 asiste e 6 rikuperime, ndërsa Harden shkëlqeu me 41 pikë 6 asiste e 8 rebound. Një ndihmë të madhe mjekëroshit ja dha edhe Eric Gordon që realizoi 30 pikë teksa të dy sëbashku udhëhoqën Rockets drejt fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...